Mbrëmja e sotme në “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan ka qenë sërish një spektakël i vërtëtë dhe çfarë s’ka ndodhur deri më tani.

Pas shumë vitesh Luana bëri bashkë reperët më në zë prej dekadash, Ghetto Geasy dhe MC Kresha, ku të ftuar ishin edhe dy repere mjaft të pëlqyer si Lyrical Son dhe Onat.

Mirëpo e kishit menduar ndonjëherë si do tingëllonin zërat e tyre nëse do këndonin popullore?

Video më poshtë do iu shkrijë së qeshuri pasi ka zbuluar se reperët janë talente edhe në këtë zhanër. /tvklan.al