Kush e ka vizituar është mahnitur me bukuritë e këtij vendi, e për shumë të tjerë është në listën e preferuar. Nëse do të dish më shumë mbi Islandën, ky artikull është fiks për ty! Përpos pamjeve mbresëlënëse dhe eksperiencave unike që ofron, ka një sërë gjërash që atje konsiderohen krejt normale, por për ne janë të jashtëzakonshme!
Rëra në Islandë është vullkanike. A e dinit se ata e përdorin tokën si furrë? Duke ditur sa shpesh ka aktivitet gjeotermik atje, njerëzit janë mësuar ta përdorin tokën për të gatuar!

Vetëm 20% e territorit të Islandës është i banueshëm, kështu që para se të shkoni sugjerohet të flisni me dikë që e njeh mirë atë vend. Nuk do donit të humbnit sinjalin e telefonit në mes të “askundit”…Megjithatë është destinacioni perfekt për t’u lidhur me natyrën!

Atje do shohësh vetëm makina të tipit “Jeep”, është e vetmja mënyrë për të përballuar terrenin sfidues.

Temperatura mesatare në mes të verës! Dita gjatë Korrikut shënon temperatura deri në 13 Gradë Celsius, ndërsa gjatë natës shkojnë në 6 Gradë Celsius.

Ushqimi i tyre duket sikur daton që në kohën e Vikingëve. Peshkaqeni i fermentuar ose siç ata e quajnë Hákarl. Ata e fusin peshkaqenin në një enë të vogël të mbyllur dhe fermentohet për një kohë të caktuar. Për standardin e shumë njerëzve, vaktet tradicionale të Islandës konsiderohen të çuditshme!

Edhe pse njihet si një nga popujt që konsumojnë produktet më të shëndetshme, ata “mbarojnë” për Coca-Cola. Ju nuk e dinit, por janë konsumatorët më të mëdhenj në botë të kësaj pijeje: 417 shishe në vit për frymë! Për ta kuptuar më mirë, amerikanët pinë mesatarisht 3 shishe në javë.

Drejtoritë telefonike në Islandë i rreshtojnë qytetarët sipas rendit alfabetik dhe vetëm me emrat e tyre. E gjithë shoqëria bazohet më së shumti te emrat, jo mbiemrat!

Policët nuk mbajnë armë zjarri me vete. Jo më kot cilësohet një prej vendeve më të sigurta, aq sa forcat policore nuk e ndjejnë nevojën e pajisjes me armë. Ka një shkallë tejet të ulët të krimeve thuajse në të gjithë territorin.

Dikush është përpjekur të shesë Dritat e Veriut
Einar Benediktsson, një poet i lindur në 1864-ën në Islandë tentoi të krijonte një rrjet marketing me “aureolat polare” duke i reklamuar nëpër gazeta. Ai shpenzoi vite të tëra për të gjetur një blerës të mirë në Europë.

Dielli i mesnatës – Çdo vit në verë ndodh fenomeni i njohur si “dielli i mesnatës” që bën bashkë shumë lojtarë të golfit anë e mbanë botës.

Dikur, Islanda ishte e mbuluar nga pemët. Por njerëzit ndërtuan shtëpi, anije dhe pastruan tokën për të kultivuar produkte bujqësore. Sot, ato përbëjnë thuajse 2% të së tërës.

Atje është e ndaluar të mbash zvarranikët si kafshë shtëpiake. Në vitet 1990, gjarpërinjtë, breshkat apo hardhucat u shpallën të jashtëligjshme.

Ka pafund pishina, kjo edhe prej faktit se banorët atje e adhurojnë notin.

E vetmja luftë e regjistruar në Islandë “Cod War”, ka ndodhur gjatë viteve 1960-1970 me Britaninë e Madhe, pas një mosmarrëveshjeje për peshkimin. Duhet theksuar se Islanda s’ka marrë kurrë pjesë në asnjë konflikt dhe as nuk është bërë “target”.

Harrojeni të blini ujë në shishe, sepse uji është kristal i pastër. Me lumenj e liqene nga më të pastrit në glob, ti thjesht shkon gjen burimin.

Islanda ka 13 Santa-s! 13 ditë para festës së Krishtlindjeve, fëmijët presin Santën në shtëpi dhe marrin dhurata modeste. Siç e shihni në foton më poshtë, nuk janë Santa-t e zakonshëm!

1 në 10 njerëz atje shkruajnë një libër përgjatë jetës së tyre. Biblioteka e tyre është më e pasur se çdo vend tjetër në botë.

Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në Reykjavík (60%). Pjesa tjetër gjenden në qytetin me emrin Thus.

Islanda nuk ka ushtri, ndërsa mbështetet te mbrojtja e NATO-s. Megjithatë, ka roje bregdetare.

Akullnaja e Ujit është më e madhja në kontinent dhe zë 8% të sipërfaqes.

Rraca e kuajve atje është ndër më të pastrat në botë. Banorët kanë një rregull: Nëse kuajt largohen, nuk lejohen të rikthehen në shtëpi.

Në monedhat e tyre do vëreni peshq apo specie të tjera të detit dhe jo njerëz që kanë “vulosur” në histori siç bëjnë shtetet e tjera.

Althingi, është Parlamenti funksional më i vjetër në botë. Për herë të fundit, u restaurua në vitin 1845.

Përgatitu të surprizohesh me traditën dhe rrëfenjat e tyre. Po të bisedoni me ta, do njihni një sërë historish gati surreale. Ata besojnë te qeniet e epokës së vikingëve siç janë trollët apo elfët.

Punëtorët e Europës! Ata punojnë plot 45 orë në javë.

Birra është ndaluar në Islandë nga viti 1915 deri në 1989-ën. Çdo 1 Mars, ata festojnë “Bjórdagurinn” ose Ditën e Birrës për të përkujtuar atë periudhë dhe si simbolikë e lirisë.

Përveç aureolave, do të të lënë pa fjalë Retë Polare Stratosferike! Ato shfaqen gjatë dimrit duke “pikturuar” qiellin.

E.D/tvklan.al