“Jam i zhgënjyer për atë që po përjeton familja ime. Ia kam treguar të gjitha motrave të mia. Madje kushërira ime thotë se kam përdhunuar motrat e mia. Jam këtu për të punuar dhe nuk jam kriminel. Nuk kam vjedhur dhe nuk kam shitur asnjëherë drogë. Nuk e di pse më akuzoi”.

Kështu shprehet një 26-vjeçar me origjinë shqiptare i akuzuar për dhunë seksuale ndaj kushërirës së tij, tani 19 vjeçe. Kjo e fundit pretendon se ai e ka ngacmuar në disa raste kur ka qenë e mitur.

Para gjykatës ka dalë motra e të pandehurit, e cila ka folur dhe ka thënë se kishte marrëdhënie të mira me kushërirën e saj dhe se nuk ishte ankuar kurrë. Në kohën, kur 19-vjeçarja pretendon se është ngacmuar, djali shqiptar ka jetuar në një shtëpi me dy prindërit dhe dy motrat e tij. Ai flinte në dhomën e ndenjes ndërsa vajzat në dhomën e gjumit sëbashku me kushërirën 19-vjeçare.

E reja ka thënë se kushëriri i saj e ka futur në një dhomë dhe i ka treguar video pornografike. Madje ajo pretendon se ai e ka detyruar të kryejë akte seksuale. Ndërkohë i riu që akuzohet ka deklaruar se i vetmi moment mosmarrëveshjeje me të renë ishte kur e ka parë atë në moshën 14 vjeçe duke pirë duhan. Për këtë gjë ai lajmëroi vëllezërit e vajzës ndërsa ajo ishte kundërpërgjigjur duke i thënë “do të të bëj ta paguash”.

Identitetet e të rinjve shqiptarë nuk janë bërë të ditur nga mediat italiane. /tvklan.al