Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “CRAFTER 2”. Në kuadër të këtij aksioni u bë arrestimi në flagrancë i K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta persona u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./tvklan.al