“Foltorja e Kuvendit nuk më mungon”

Ajo është një personazh i njohur publik që shquhet për imazhin e një gruaje të bukur, por edhe për rolin e saj në debatet publike, angazhimet akademike dhe që ka spikatur me profilin e saj edhe në politikë.

Bëhet fjalë për Grida Dumën, e cila këtë pasdite ka qenë e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan. Duma ka realizuar një intervistë ndryshe, ku i është përgjigjur pyetjeve së drejtueses së emisionit, Rudina Magjistari, por edhe atyre të publikut.

Do doje të ishe kryetare e Partisë Demokratike?

Grida Duma: Absolutisht jo, asnjëherë, as e kam pranuar, as e kam menduar si logjikë. Kam patur poste drejtuese. Nuk më ka shkuar në mendje asnjëherë.

Të mungon foltorja e Kuvendit?

Grida Duma: Foltorja e Kuvendit në vetvete jo nuk më mungon. Media e ka zëvendësuar më mirë se sa aq, për hir të së vërtetës. Por një lloj rimendimi që mund të bëj shumë të tepër, në kuptimin po të kishte vërtet jetë parlamentare, padiskutim që e kam këtë domethënë. Njerëzit që bëjnë karrierë politike, foltoren e Kuvendit e kanë pjesë të ëndrrës së tyre të karrierës, domethënë aty mund të shpalosësh çdo gjë. Por jo, nuk është ky konteksti në Parlamentin shqiptar dhe për aq pak kohë sa qëndrova, domethënë nuk pashë që ishte e mundur kjo. Sigurisht koha e ardhme do të sjellë padiskutim ne shpresojmë një realitet më të mirë politik. Por deri sot nuk shoh që kemi humbur ndonjë gjë në kuptimin e impaktit, se pastaj të gjitha gjërat e tjera janë relative. /tvklan.al