“Do të jepni llogari”, bashkëshortja e Lefter Zhidrut shpërthen në të bërtitura


“Do të jepni llogari”, bashkëshortja e Lefter Zhidrut shpërthen në të bërtitura

11:50 25/09/2020

Akuza mediave: Shpifët për ngjarjen

Bashkëshortja e Lefter Zhidrut, Floresha Zhidru, është treguar shumë e ashpër ndaj mediave që kanë qenë të pranishme një ditë pas ngjarjes në banesën e saj pasi 71-vjeçari u ekzekutua nga forcat RENEA. Ajo ka shpërthyer në të bërtitura dhe ka akuzuar mediat se kanë shpifur dhe kanë shtuar gjëra për ngjarjen.

“Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Të lutem ik nga këtu. Ik kërkoja shtetit drejtësinë. Ku e gjetët sot?! Sot që u fut në dhe. Do jepni llogari për ato që keni shpifur. Nuk dua t’ju shoh këtu me kamerë.  Do jepni llogari për ato që keni shtuar në media! Do jepni llogari”, ka thënë ajo.

Ditën e djeshme RENEA ekzekutoi Lefter Zhidrun pas 5 orë negociatash. 71-vjeçari qëndronte në banesën e tij dhe hapi zjarr nga oficerëve të policisë.

Ngjarja nisi rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” në zonën e njohur si “Kthesa e Sarës”, kur 71-vjeçari u konfliktua me bashkëshorten, e cila njoftoi policinë. Pasi mbërriti policia, Zhidru u fut në banesë dhe nisi rezistencën e tij, duke hapur zjarr ndaj efektivëve.

Plumbat lanë të plagosur edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit, fatmirësisht pa probleme për jetën. Për orë me radhë, policia u përpoq të negocionte me 71-vjeçarin që të dorëzohej, por pa sukses.

Aksioni i RENEA-s për të ndërhyrë brenda banesës së ndodhi orës 18:00. Forcat speciale shpërthyen me eksploziv derën kryesore të apartamentit dhe më pas hodhën gaz lotsjellës dhe tymuese.

71-vjeçari qëlloi me armë gjatë këtij momenti, ndërsa RENEA u kundërpërgjigj. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Lefter Zhidru. Brenda banesës së 71-vjeçarit, RENEA gjeti sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe tritol të lidhura me fitil zjarrpërcjellës./tvklan.al





Të ngjashme