Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha këtë të enjte se ata që do të bëjnë të njëjtën gjë me zgjedhjet si në 2017-ën, “do kërcejnë si prifti nga belaja”. Ai foli ashpër për drejtuesin politik të PS-së për Durrësin, Ardian Çela. Sipas Bashës, Çela do të përballet me drejtësinë pas 25 Prillit. Po ashtu sipas Bashës, fati i Çelës, do të jetë “më i zi se i Vangjush Dakos”.

Lorenc Vangjeli: A ju duket juve se jeni vonë, sepse në qarqet ku do të përcaktohet qeverisja e së nesërmes në Tiranë është Veliaj që e shikoni përditë në aksion, në Durrës ka 6 muaj që një menaxher i shkëlqyer publik si Ardian Çela, po i takon për herë të dytë banorë.

Lulzim Basha: Po i takon ata që ia kanë mbetur nga dosja 339

Lorenc Vangjeli: Peleshi është më shumë në Korçë se në Tiranë.

Lulzim Basha: Ard Çelën e pret një fat i zi meqë ma hape këtë se kupa është mbushur ndërkohë që ata dhe kushdo që i rrinë nga mbrapa të marrë atë që meriton dhe më 25 Prill do kërcejnë si prifti nga belaja të bëjnë një të njëmijtën e asaj që kanë bërë në 2017. Kaq po ju them. Ard Çelën po ta garantoj në këtë studio se nuk e japin të tjerët se i mbush me lekë, Ard Çelën e pret një fat më i zi se Vangjush Dakon.

Blendi Fevziu: Çfarë fati?

Lorenc Vangjeli: E përcaktoni ju këtë?

Lulzim Basha: Prokurori më i dobët në botë ka lënë aq gjurmë sa Ard Çela do të ballafaqohet me drejtësinë dhe drejtësia më e kapur në botë do të ketë kohën më të vështirë për të rrasur në burg Ard Çelën për atë që ka bërë. Mbajeni mend këtë që po ju them. Shënoji mirë. Le ti shënojë dhe Ard Çela. As Ard Çela, as Tom Doshi dhe as Vangjush Dako dhe askush tjetër që mendon se do të vallëzojë mbi shqiptarët më 25 Prill nuk do t’i shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Pikë. Kaq.

Lorenc Vangjeli: Ndryshuat tonalitetin e zëri. Ju garoni për kryeministër dhe jo Prokuror të Përgjithshëm.

Lulzim Basha: Një kryeministër që nuk do ta pengojë drejtësinë të bëjë punën e vet. Pikë. Kaq. Të jesh i sigurtë që drejtësisë nuk do t’ia lidh./tvklan.al