E ardhmja e Ansu Fati do të jetë në kampionatin francez. Sipas asaj që raportohet nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi do të transferohet te Monco.
Thuhet se sulmuesi ka dhënë miratimin për tu transferuar te Monaco dhe para se të vijë zyrtarizimi, mungojnë vetëm disa detaje të vogla për tu zgjidhur.
Fati ka vendosur të largohet nga Barcelona në verë, për shkak të minutave të pakta në dispozicion. Sulmuesi nuk është në planet e trajnerit Hansi Flick dhe për këtë arsye ka vendosur të ndryshojë ambient.
Dëmtimi i gjatë i pësuar pak kohë më parë, ndërpreu shpërthimin e Fati, ndërsa tani shpreson të rikthehet në formën e dikurshme.
/tvklan.al