Digjet makina e punonjësit të Hipotekës në Vlorë. Mjetit në pronësi të Ermal Hoxha i vënë flaka rreth orës 03:30 të mëngjesit të së enjtes në lagjen Kushtrimi të qytetit bregdetar. Kanë qenë familjarët ata që e kanë para automjetin të shkrumbohej dhe njoftuan policinë.

Sipas uniformave blu, zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa dyshohet se shkak janë bërë konfliktet familjare. Motra e punonjësit të Hipotekës, Zamira Hoxha, beson se makinën e ka djegur bashkëshorti i saj me të cilin është në proces gjyqësor prej 6 vitesh.

“Ermali nuk ka konflikte interesi, nuk ka shkelur asnjë në kallo… Unë e deklaroj hapur që kam një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin tim, pasi mund të ketë hedhur këtë me qëllim për të më marrë djalin…”

Ngjarje të tilla janë të përsëritura në Vlorë. Ndodh shpesh që personat i zgjidhin konfliktet e tyre me djegie makinash ndërsa kanë qenë të pakta rastet kur autorët janë vënë në pranga.

Klan News