16-vjeçarja Greta Thunberg, aktiviste e mbrojtjes klimatike

Të përshkojë Oqenin Atlantik me një barkë me vela dhe motor elektrik. Është ky misioni i 16-vjeçares Greta Thunberg, aktivistja e njohur e klimës, e cila kërkon të përçojë një mesazh, emergjencën klimatike që po kalon Toka.

“Nëse mjaftueshëm njerëz do të jenë të vetëdijshëm për emergjencën klimatike, ata do të nisin të kujdesen për këtë dhe do të krijojnë një opinion ndërkombëtar. Së bashku, njerëzit mund t’u ushtrojnë presion njerëzve që janë në pushtet”.

16-vjeçarja u nis nga porti i Playmouth në Britaninë e Madhe dhe pritet të mbërrijë në New York, ku do të marrë pjesë në Samitin e Klimës në Kombet e Bashkuara.

Udhëtimi i aktivistes suedeze pritet të zgjasë rreth 2 javë në bordin e ‘Malizia 2’, barkës elektrike, në bordin e së cilës do të jenë edhe 3 persona, mes tyre edhe babai i Gretës, Svante Tunberg.

Teksa 16-vjeçarja u nis me barkë për në New York, e përditshmja gjermane Die Welt shkruan se Greta Thunberg, është favoritja për Nobelin e paqes këtë vit, për kontributet e saj në mbrojtje të klimës.

Tv Klan