Disa ditë më parë Rita Lati ka festuar 61-vjetorin e saj. Ndërsa ditën e sotme, Roza ka publikuar në “Instagram”, pamje nga festa e madhe me miqtë dhe të afërmit e tyre.

Në mbishkrimin e këtyre fotove, Roza ka bërë edhe një urim të ëmbël për të ëmën. Ajo shprehet se kënaqësia me e madhe për të është të shohë të ëmën duke qeshur dhe nëse nga e qeshura do i shkaktohen rrudha, ajo do ia paguajë edhe botox-in. Roza i premton publikisht se do bëjë gjithça që sytë e Ritës të jenë gjithmonë të qeshur.

“Disa momente nga festa e ditëlindjes se mamit. Kënaqësia më e madhe për mua, është të shoh sytë e saj të qeshin. Sytë e saj kanë qeshur gjithmonë sepse ai ka qenë profesioni i saj, por thellë thellë kur sytë e saj drejtohen te unë, aty është nisja e zanafilles pse jetoj unë, kush jam unë dhe bota ndalon. Mos u plaksh kurre o Rita Lati (siç s’po plakesh) dhe të premtoj që sytë e qeshur do i kesh gjithmonë. Do bëj gjithçka për ata sytë e tu edhe nëse nga e qeshura e madhe mund të bëhen rrudha, s’ka gjë mamo ta paguaj edhe botoxin no problem. Të dua. Me respekt, Fumiu”, ka shkruar Roza. /tvklan.al

View this post on Instagram

Disa momente nga festa e ditelindjes se mamit… Kenaqesia me e madhe per mua, eshte te shoh syte e saj te qeshin…. syte e saj kane qeshur gjithmone sepse ai ka qene profesioni i saj…. por… thelle thelle…. kur syte e saj drejtohen te une….. aty eshte nisja e zanafilles pse jetoj une… kush jam une… dhe bota ndalon. Mos u plaksh kurre o @rita_lati_ (sic s'po plakesh) dhe te premtoj…. qe syte e qeshur do i kesh gjithmone. Do bej gjithshka per ata syte e tu… edhe nese nga e qeshura e madhe mund te behen rrudha… s'ka gje mamo ta paguaj edhe botoxin no problem. Te dua. Me respekt, Fumiu. Faleminderit shume @jurgenresort per super mikpritjen dhe ushqimin fantastik! Faleminderit @vipeventalbania per dekorin e festes! ✨✨✨✨✨✨✨✨✨

A post shared by Roza Lati (@roza_lati) on