Një çift në Kaliforninë e Jugut do të zbulonin gjininë e foshnjes së tyre me një bombë tymuese, por janë akuzuar të martën për zjarrin e madh që vrau një zjarrfikës dhe dogji më shumë se 22 mijë hektarë.

Festa e tyre për zbulimin e gjinisë së bebes dyshohet të jetë shkaktari i zjarrit vdekjeprurës në El Dorado në 2020. Ndaj tyre rëndojnë 30 akuza ku përfshihet edhe ajo e vrasjes pa dashje.

“Një bombë tymi e vendosur nga çifti në Yucaipa, Kaliforni më 5 Shtator 2020 dogji më shumë se 22,000 hektarë në dy qarqe” tha Prokurori i qarkut të San Bernardino, Attorney Jason Anderson gjatë një konference për shtyp.

Zjarri shkatërroi disa shtëpi, një zjarrfikës u vra ndërsa po luftonte me flakët dhe dy të tjerë u plagosën. Si shkaktarë të zjarrit janë përcaktuar “pajisje piroteknike që krijojnë tym”.

Çifti është shpallur i pafajshëm në gjykimet e para dhe u la i lirë deri në datën e seancës së radhës në Shtator.

Akuzat ndaj tyre janë ngritur pasi një trup gjykues ka dëgjuar 34 intervista të dëshmitarëve për 4 ditë dhe kanë arritur në ngritjen e 30 akuzave ditën e martë, ku përfshihen krim i pavullnetshëm vrasje, tre akuza për shkaktimin e një zjarri me pasoja të mëdha në njerëz, katër akuza për shkatërrim strukturash të banuara dhe 22 akuza për shkelje, shkatërrim prone nga zjarri.

Prokurori Anderson tha se zjarri kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në komunitet dhe ishte një rast tepër kompleks. Nëse çifti shpallet fajtor, mund të përballet me 20 vjet burg.

Në vitin 2017, një festë e ngjashme për zbulimin e gjinisë së foshnjes shkaktoi një zjarr në Arizona dhe dogji 47,000 hektarë. Deri në shuarjen e flakëve më shumë se 800 zjarrfikës u angazhuan, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 8 milionë Dollarë.

Në këtë rast Dennis Dickey, babai i fëmijës, u shpall fajtor dhe ra dakord të paguante 220,000 Dollarë si dëmshpërblim dhe 5 vjet shërbim prove. /tvklan.al