Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.

Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Ndërkohë, që ky i fundit sot në një prononcim për Tv Klan mohoi që të ketë njohje me ish-oficerin Nuhu.

Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.

Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?

Emiljano Nuhu:

Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për ars

y

e sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.

Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?

Emiljano Nuhu:

E njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.

Pyetje: Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?

Emiljano Nuhu:

Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publikon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.

Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?

Emiljano Nuhu:

Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.

Pyetje: Si hyri në komisariat?

Emiljano Nuhu:

Sa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.

Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?

Emiljano Nuhu:

Ka kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.

Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?

Emiljano Nuhu:

Punonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.

Pyetje:

Balla iu ka paditur për shpifje?

Emiljano Nuhu:

Është e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.

Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?

Emiljano Nuhu:

Ka qenë disa herë.

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu mohoi që kjo histori të jetë inskenim për të përfituar azil.

Pyetje: Ngjarja është përdorur nga ju për të përfituar azil?

Emiljano Nuhu:

Kjo nuk është  e vërtetë sepse nuk e kam pasur synim.

Sipas pretendimit të ish-oficerit, ai u kërcënua nga deputeti Rraja dhe njerëzit e tij pasi tentoi të arrestonte djalin e deputetit për akuzën e dhunimit të ish të dashurës së tij. 

/tvklan.al