Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar në mediat sociale. Kandidati për kryeministër ka dënuar një sulm që është bërë ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiç, por ka rënë vetë pre e sulmeve dhe kërcënimeve.

Teksa Kurti shkruan se duhen dënuar ata që kanë sulmuar djalin e politikanit, një i ri nga Serbia shkruan se shqiptarët janë terrorist dhe ai do i vë flakën familjes së Kurtit.

Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shprehet qytetar me emrin Ivica Kostic.

Më herët Kurti kishte dënuar sulmin ndaj Nikolla Rashiç dhe shkruante se është një sulm kundër lirisë./tvklan.al