Balerini i njohur shqiptar i cili jeton prej vitesh në Itali do bëhet baba për herë të dytë. Ai ka njoftuar përmes dy fotove në rrjetet sociale se bashkëshortja e tij është shtatzënë. Në foto shihet Kledi duke u përqafuar me bashkëshorten e cila mban në dorë fotografinë  e ekografisë së bebit.

Kledi dhe bashkëshortja e tij Charlotte kanë edhe një vajzë tjetër të quajtur Lean 5 vjeç.

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, shkruan Kledi. /tvklan.al