Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Fluksi i mjeteve që zhdoganohen këto ditë në doganën e Tiranës është rritur në krahasim me një vit më parë. Këtu mbërrijnë çdo ditë rreth 80 mijë mallra, ndërkohë që sistemi 8 orësh i doganave të brendshme këto ditë, po has në vështirësi, përsa i përket evadimit sa më të shpejt të mjeteve brenda kuadrit ligjor. Gazi i lëngshëm është një artikull tjetër që importohet në sasi të mëdha këtë vit. Prej disa ditësh dogana e Tiranës, nuk e takson këtë artikull me tvsh, në zbatim të një vendimi të qeverisë, të miratuar disa ditë më parë./tvklan.al