Identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar të djegies së 3 automjeteve mëngjesin e së martës në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Kështu, në pranga përfunduan Julian Çobo, i cili dyshohet dhe si porositës i kësaj zjarrvënie, Kreshnik Yzeri personi që shihni në këto pamje dhe që dogji 3 automjetet. Ndërsa në kërkim u shpall Elton Lushaj që siguroi lëndën djegëse.

Hetimet e policisë zbuluan se personi që kreu zjarrvënien ngatërroi objektiv, pasi automjeti që kishte për të djegur, nuk ishte ai që kishte kërkuar Juljan Çobo për t’i vënë zjarrin, por një makinë tjetër.  

Pronari i saj, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ditën e ngjarjes e kishte parkuar diku tjetër makinën e tij. Shkak për planin e zjarrvënies dyshohet se u bë një borxh i pashlyer që ai i kishte porositësit të kësaj ngjarje, 32-vjeçarit, Juljan Çobo.

Tv Klan