Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për një zjarrvënie në fshatin Maskuri në Durrës.

Policia e këtij qyteti bën me dije se në pranga ka rënë Muharrem Çaushi, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij Kujtim Çaushi.

Autoritetet bëjnë me dije se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.

Tashmë hetimet do të vijohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe për dy vëllezërit është ngritur akuza e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Policia ndërkohë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos shkaktojnë zjarre të qëllimshëm, pasi do të përballen me forcën e ligjit./tvklan.al