Policia e Vlorë ka shpallur në kërkim një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka djegur një sipërfaqe me ullinj një fshatin Gjorm.

Sipas autoriteteve në kërkim është shpallur 42-vjeçari Bexhet Sinaj, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

Ai akuzohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe  200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh./tvklan.al