Ura mbi lumin Seman dhe lidh fshatin Belinë me fshatin Kallm është jashtë funksionit, pasi një person teksa ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij ka marrë flakë dhe ura. Lidhur me ketë ngjarje policia ka vënë në pranga  Mentor Hatia, 47 vjeç, banues në Kallm, Fier.

“Ndalimi i këtij tij u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm”

, njofton Policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/tvklan.al