Policia e Fierit ka arrestuar një 61-vjeçar, i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin pyjeve në fshatin Grykë, Seman. Në një njoftim për mediat, blutë e Fierit bëjnë me dije se S.M. 61-vjeç është kapur në flagrancë.

Arrestimi i këtij tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman”, njofton policia.

Ndërkohë dyshohet se i moshuari është është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një sipërfaqe prej rreth 30 hektarë me bimësi të ulët dhe pisha.

Tashmë hetimet kanë kalaur në duart e prokurorëve për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”./tvklan.al