Fiton 4 trofe. Vlerësohet edhe Dua Lipa për “Levitating”

Doja Cat mori vëmendjen kryesore në natën e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards. E shfaqur topless, reperja 26-vjeçare siguroi 4 trofe, ndër të cilët artisti më i mirë R&B dhe albumi më i mirë për këtë rrymë që shkoi për “Planet her”.

Ndërsa ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare Dua Lipa siguroi trofeun për këngën më të mirë radiofonike me Levitating dhe për këngën më të mirë Danve/Elektronik që e mori hiti për të cilin ka bashkëpunuar me Elton John.

Shumicën e trofeve e siguroi Olivia Rodrigo me 7 të tillë, ndër të cilët artistja më e mirë femër dhe artistja e re më e mirë, atë për më të mirën mes 100 artistëve HOT.

19-vjeçarja ashtu si edhe reperi Keni Uest që mori 6 trofe, i renditur i dyti për nga numri i tyre, nuk ishin të pranishëm në sallë.

Tv Klan