Ditët e sotme, njerëzit gjithnjë e më shumë përpiqen të përmirësojnë pamjen e tyre. Femra të cilat nuk gjejnë paqe me veten dhe me pasqyrën i drejtohen kirurgjisë plastike në mënyrë që të kenë pamjen e dëshiruar.

I tillë është edhe rasti i Giada, një vajzë italiane e martuar me një djalë shqiptar. Për shkak të ndryshimit të shpeshtë të peshës trupore, gjoksi i saj ka humbur formën që duhet të ketë. Ajo i është “Doktor Plastik”, në mënyrë që problemi i saj estetik të marrë zgjidhje.

Giada: Unë jam Giada, jam 27 vjeç dhe jam nga Kalabria. Jam transferuar në Romë për arsye pune dhe jam menaxhere shitjesh. Kam mbaruar liceun dhe kjo ka qenë periudhë e vështirë, si për të gjithë adoleshentët. Nga fakti se nga një vajzë e vogël bëhesh zonjushë. Në këtë periudhë pata një ç’ekuilibrim hormonal i cili bënte që unë të haja shumë ushqim. Kisha një uri të papërshkrueshme.

Giada tregon se trupi i saj ka pësuar humbje dhe rifitim peshe duke shkaktuar që lëkura e saj të varej po ashtu edhe gjoksi.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj e mbështet dhe këtë gjë e pohon edhe bashkëshorti i saj Eriku.

Erik: Unë e zgjodha atë për njeriu që është e pëlqej kështu siç është. Por nëse atë e bën të ndihet mirë kjo ndërhyrje atëherë mund ta bëjë, ka mbështetjen time.

Pas operacionit Giada duket vërtetë rrezëllitëse dhe e lumtur.

Giada: Kanë ndryshuar shumë gjëra pas ndërhyrjes. Pasi realizova këtë ëndërr, jeta ime ndryshoi. Ndihem më e sigurt në vetvete dhe në lidhje me bashkëshortin. Kur i pashë për herë të parë, nuk më dukeshin të vërteta. Thoja me vete është e vërtetë apo nuk është e vërtetë. Çdo mëngjes dhe çdo darkë shoh veten në pasqyrë dhe kuptoj që nuk është një ëndërr. M’u desh të ndërroja garderobën, sepse fustanet, recipetat, rrobat e banjës, këmishat nuk më bëjnë më. Tani vesh këmisha më të hapura ose bluza më të hapura, rroba banjoje të reja, të bukura.

Raporti me tim shoq ka ndryshuar, ndihem më mirë më veten, më në fund mund të dal e zhveshur nëpër shtëpi./tvklan.al