Pati sot premierën sezoni i dytë i Doktor Plastik. Ky reality show që ka në qendër personazhe të thjeshtë që kërkojnë një ndryshim estetik në pamjen e tyre, në episodin e parë të tij filloi me një përmbledhje të 12 episodeve të sezonit të parë. Plot 14 personazhe, pjesëmarrës të sezonit të parë, u shfaqën në një përmbledhje prej gati pesë minutash. Më pas filloi “zyrtarisht” episodi i parë, në qendër të të cilit ishte historia e Ina Dajës.

Një 25 vjeçare e cila erdhi nga Italia për të bërë një ndërhyrje estetike në Klinikën Da Vinci. Ina që në adoleshencën e hershme filloi të ketë një zhvillim jo normal krahasuar me bashkëmoshataret e saj. Që në moshën 13 vjeçare gjoksi i saj arrinte numrin tre. E shqetësuar për masën e madhe të gjoksit, Ina rrëfeu në episodin e parë të Doktor Plastik: “Shpresa që problemi im mund të kishte zgjidhje u ndez pasi pashë sezonin e parë të Doktor Plastik. Por nuk besoja se mund të përzgjidhesha. Ishte Selma, kushërira ime që aplikoi për mua. Dhe mesa mbaj mend ka qenë dita e fundit kur pranoheshin aplikimet” ka rrëfyer Ina.

Në rrëfimin e saj, Ina tregon “turpin” që e ka shoqëruar gjithë jetën për arsye se sa herë i duhej të takonte një person të ri, vëmendja e tyre do të ishte gjoksi. “Për dikë tjetër mund të pasurit një gjoks të madh, mund të jetë kompliment”-tha Ina, “por për mua ka qenë gjithmonë si një koment negativ”.

Pas një konsulte në klinikën Da Vinci, me doktor Giulio Gherardini, u vendos dita e operacionit. Ina nga dëshira e madhe për të hequr gjoksin, dëshiroi që masa e gjoksit nga 6 të shkonte 2, por kjo ishte një kërkesë e pamundur për doktor Giulion, i cili i rekomandoi numrin 3.

Në ditën e operacionit Ina u shoqërua nga kushërira e saj, por pati një lidhje me What’s up me mamanë e saj, e cila në pamundësi për të shoqëruar të bijën, dëshironte ti uronte suksese para operacionit. E tejmbushur me emocione dhe ankthin para operacionit, Ina pati një shpërthim emocional.

Tre ditë pas operacionit, Ina kthehet për një vizitë mjekësore post operatore në Klinikën Da Vinci, por rezultati ende nuk shihet.

Dy javë pas operacionit në një konsulte tjetër me Doktor Giulion, kuptohet nga reagimi i doktorit që misioni mund të quhet i përfunduar.

Në finalen e realizuar si një minifilm nga produksioni i doktor Plastik, Ina shfaqet me rroba banjoje, e sigurit në trupin e saj dhe e lumtur me ndryshimin. Masa e gjoksit të saj nga 6 shkoi në 3. Kjo është një nga ndërhyrjet klasike të femrave veçanërisht pas lindjes; ku lifting gjoksi hera herës realizohet edhe me zvogëlim në rastet kur është i madh.

Me këtë rezultat fantastik, u mbyll edhe episodi i parë i këtij sezoni që duket se do të na mbajë mbërthyer për të ndjekur raste të tjera estetike por edhe rrëfime njerëzish të zakonshëm./tvklan.al