“Doktor Plastik” kalon kufijtë e Shqipërisë, një tjetër italiane bëhet pjesë

“Doktor Plastik” kalon kufijtë e Shqipërisë, një tjetër italiane bëhet pjesë

09:55 06/09/2019

Të gjithë ata që kanë ndjekur “Doktor Plastik” në sezonin e parë, me siguri mbajnë mend Valentina Seranin, ish-konkurentja e Miss Italia që erdhi në Shqipëri për të bërë zmadhimin e gjoksit. Kushërira e saj, Kamila pasi pa rezultatin e saj u mahnit. Me nxitjen edhe të mamasë së saj, Kamila aplikoi për t’u bërë pjesë e “Doktor Plastik”.

Jehona e “Doktor Plastik” duket se tashmë i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. 21-vjeçarja u bë pjesë e emisionit dhe kreu ndërhyrje për rimodelimin e gjoksit.

“Unë jam Kamila, jam 21 vjeç dhe banoj në Romë. Nisa studimet për Telekomunikacion, por i ndërpreva dhe fillova të punoj. Duke parë motrën dhe kushërirën time të cilat kanë zmadhuar gjoksin, vendosa ta bëj edhe unë. Rezultati i Valentinës më ka pëlqyer shumë, është shumë natyral. Nuk kam hasur situata të sikletshme sepse përgjithësisht rri e mbuluar, edhe kur shkoj në diskoteka apo në plazh. I dashuri im është i kënaqur që unë do të bëj gjoksin duke ditur që unë do të jem e kënaqur dhe më e sigurt në vetvete. Në fillim ishte e sikletshme, por ai më ka pranuar kështu siç jam. Unë kam një raport shumë të ngushtë me nënën time dhe ka qenë ajo që më ka shtyrë të marr këtë vendim pasi e di kompleksin tim, por ka parë edhe rezultatin e Valentinës”, tha Kamila.

Kamila kreu me sukses ndërhyrjen e zmadhimit të gjoksit në klinikën “Da Vinci” dhe u shpreh shumë e kënaqur për rezultatin.

“Shkoi çdo gjë mirë, rezultati është shumë i bukur. Është pikërisht ashtu si e mendoja, si në formë edhe në madhësi. Është në proporcion me trupin. Është i përkryer, tani ndihem edhe më e sigurtë me veten”, tha Kamina./tvklan.al

Të ngjashme