Një grua e moshuar që mendohej se kishte vdekur nga Covid, u zgjua disa çaste para se të digjej. Shakuntala Gaikwad doli pozitive me Covid-19 në fillim të Majit dhe u izolua në shtëpinë e saj në Baramati në Mudhale, Indi. Kur 78-vjeçarja filloi të shfaqte simptoma të rënda anëtarët e familjes thirrën një ambulancë e cila e çoi atë në spital.

Ndërsa përpiqeshin ta gjenin një shtrat në spital, zonja Gaikwad ra pa ndjenja në ambulancë. Stafi konfirmoi vdekjen e gruas dhe anëtarët e familjes përhapën lajmin e trishtuar.

Zonja Gaikwad më pas u kthye në fshatin e saj të lindjes, ku familja filloi të përgatitej për djegien e saj dhe ritet e fundit. Disa çaste para se ajo të hidhej në zjarr, gruaja hapi sytë dhe filloi të qante. Ajo u transferua menjëherë në Spitalin e Jubileut të Argjendtë në Baramati për trajtim të mëtejshëm tha drejtori i spitalit Dr Sadanand Kale. /tvklan.al