Doktorët i japin 3 % shans për të jetuar

Posta

Doktorët i japin 3 % shans për të jetuar

21:40 16/02/2019

Mjekët i thanë të dashurit e saj që të përgatiten për më të keqen kur ajo dështoi të reagonte ndaj antibiotikëve.

“Ka vetëm 3 % shans për të jetuar”

. Këto ishin fjalët më të rëndat që Mike Sargent dhe familja e 28- vjeçares do të kishin dëgjuar në jetë.

Victoria Gunstone, nga Cardiff ishte duke ndërruar jetë, pasi antibiotikët që ju injektuan nuk po jepnin rezultatin e pritshëm. Mike dhe prindërit e të resë ishin duke vajtuar, pasi 28-vjeçarja kishte shumë pak shpresa për të dalë nga spitali.

Fillimisht mendoi se kishte dhimbje shpine dhe të gjitha këto me pretendimin se shkonte në palestër, por në fakt ushtrimet nuk kishin të bënin aspak me dhimbjen e saj. Ato filluan të shtoheshin aq shumë saqë ajo e kishte të pamundur të çohej nga shtrati, raporton

The Sun

.

Victoria, e cila punon në një kompani rekrutimi kishte infeksion në të gjithë trupin, edhe pse në sipërfaqe asnjë gjë nuk dukej.Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Uellsit në Cardiff, ku ju nënshtrua një sërë analizash. Doktorët i bënë disa antibiotikë por trupi i saj nuk po reagonte dhe situata sa vinte dhe përkeqësohej.

“Është vështirë të mendosh se dikush si unë që jam ushqyer shumë mirë  gjatë gjithë kohës dhe jam kujdesur për shëndetin, të shkoja drejt shtratit të vdekjes”,

ka thënë Victoria.

“Unë po vdes”,

i ka thënë ajo të fejuarit të saj, Mike.

Prindërit e saj e kishin të pamundur të besoni mjekët kur i thanë se probabilitet që vajza e tyre të jetonte ishte shumë i vogël, por ata nuk e humbën shpresën në asnjë moment.

Viktoria ishte e pandërgjegjshme për pesë ditë dhe familja dhe i fejuari i saj i kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë shtratit duke mos e lënë në asnjë moment vetëm.

Ajo u diagnostikua me sepsis (sëmundje e rrallë, që paraqet rrezik potencial të jetës që mund të ndodh nga infeksioni i gjakut që shkaktohet nga toksina të caktuara që prodhojnë bakterie).

Por, fatmirësisht mjekët nuk hoqën dorë, i bënë përsëri antibiotikë dhe trupi i saj reagoi për tu shëruar katër javë më vonë.

“Falë ushqyerjes së mirë që kam bërë si dhe stërvitjes kam mundur të mbijetoj”,

ka thënë 28-vjeçarja.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi