“Doktori i Mrekullive” rekord audience në Argjentinë



“Doktori i Mrekullive” rekord audience në Argjentinë

11:09 14/04/2021

Seriali turk mirëpritet nga shikuesit, arrin shifrën 13.2 pikë në premieren e tij

Tjetër sukses për serialin turk Doktori i Mrekullive. Prodhimi turk shënon rekord audience në premierën e tij në Argjentinë.

Seriali është pritur shumë mirë nga shikuesit në Argjentinë duke bërë që Doktori i Mrekullive të arrijë shifrën 13.2 pikë në audiencë, më e larta kjo e një prodhimi turk në këtë vend.

Argjentina është një nga vendet ku ndiqet historia e doktorit autik Ali Vefa ndërsa seriali është aktualisht në transmetim në disa shtete, përfshirë edhe Amerikën Latine, një nga prodhuesit më të mëdhenj të serialeve.

Doktori i Mrekullive po mbyll sezonin e dytë në Turqi ndërsa ka marrë aprovimin edhe një sezon tjetër nisur nga shifrat e larta të audiencës në Fox TV në Turqi. Seriali transmetohet edhe në vendin tonë premierë në Tv Klan, çdo fundjavë në orën 20:05.

Klan News







Të ngjashme