Një kirurg i cili kishte vendosur kokainë në organin e tij gjenital para se të bënte seks me të dashurën e tij, tani është urdhëruar të paguajë për shpenzimet e varrimit të saj pasi vdiq nga një mbidozë.

Mjeku Andreas David Niederbichler u burgos për nëntë vite për përdhunim të rëndë dhe dëmtime të mëdha në trupin e të dashurës që vdiq nga droga.

Burri dhe djali i 38-vjeçares kanë hapur një çështje kundër mjekut tre vite pas vdekjes së saj. Një gjykatë në Magdeburg, Gjermani, ka vendosur që ai duhet të paguajë për funeralin e saj, si dhe një shumë parash familjes së saj si kompensim financiar.

Dr Niederbichler, i quajtur “German Christian Gray” për shkak të fantazive të tij të çuditshme seksuale, i është thënë se ai duhet t’i paguajë 24,457 £ familjes, 7,337 £ do të paguajë gjithashtu për varrimin.

Ish-mjeku kryesor në Klinikën Halberstadt në Saksoninë-Anhalt ka droguar gjatë një sulmi seksual tre gra të tjera midis Shtatorit të vitit 2015 dhe Shkurtit të vitit 2018. /tvklan.al