Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe Metrazhit të Shkurtër që zhvillohet suksesshëm prej 16 edicionesh në Kosovë, të 17-in e nis nga Tirana. Në mbrëmje, në teatrin veror te liqeni artificial do të projektohet pak nga programi, më i madhi në historinë e “DokuFest” që mbahet në Prizren. Tema që sjellin në vëmendje organizatorët është reflektimi.

Prurje jo vetëm në numra me 260 filma dokumentarë, 87 regjisore femra, por edhe në cilësi vë në dukje përpiluesi i programit.

“Dokufest” është një organizimi i cili ka vëmendjen e medias ndërkombëtare dhe artistëve të njohur, këtë vit nga 3 deri në 11 Gusht.

Tv Klan