Opinion– Enver Hoxha ishte në kulmin e lavdisë dhe i gjithë populli thërriste emrin e tij. Por edhe pse ushtronte një diktaturë të përgjakshme, ai mbretëroi që prej vitit 1944 deri në 1985. Shkrimtari Ismail Kadare nën këtë regjim të rëndë shkruan një vepër që restauron ikonën e një Shqipërie të përjetshme.

Vepra e tij ishte e pandashme nga e kaluara e tmerrshme që për të ishte si makth.

“Nganjëherë kam përshtypjen se vepra ime letrare nuk duhej të ekzistonte pasi ishte e papërshtatshme për diktaturën. E tillë ka qenë edhe për disa kritikë të tjerë të komunizmit sepse kundërshtonte klishenë e shenjtëruar sipas së cilës nuk mund të krijohet letërsi e vërtetë në një diktaturë komuniste. Ashtu si në gjithë regjimet komuniste ishte shumë e thjeshtë të bëheshe shkrimtar. Regjimi i inkurajonte të rinjtë të shkruanin. Kishte shumë gazeta për të rinjtë, që ishin ana hipokrite dhe në të njëjtën kohë regjimi shpresonte se këta të rinj do të shërbenin më vonë. Ja pse ishte kaq e thjeshtë në fillim. Por më pas bëhej e vështirë”, shprehet Kadare në një intervistë për “France 2”.

Në fund të viteve ‘50, Kadare u dërgua në Moskë ku studioi realizmin socialist dhe letrar.

“Kur isha student në Moskë shkrova romanin tim të parë “Qyteti pa reklama”, i cili ishte totalisht kundër realizmit socialist. Është roman që ka në qendër falsifikuesit, mashtruesit, sëmundjet veneriane, homoseksualët dhe gjithçka. Nisa të botoj një pjesë të tij në gazetë, por u kundërshtua absolutisht dhe kjo ishte përplasja ime e parë me shtetin totalitar. Aty kuptova që letërsia e lirë nuk ecte”, shtoi shkrimtari. /tvklan.al