Për festimet e 70 vjetorit të Mbretëreshës Elizabeth II në fron, një dokumentar i ri që shfaq disa pamje të rralla pritet të transmetohet më 29 Maj në televizionin britanik BBC.

Dokumentari i titulluar “Elizabeth: the Unseen Queen” përmban pamje unike të filmuara nga Familja Mbretërore. Në këtë dokumentar 75-minutësh zbulohen për herë të parë video private ku mbretëresha shfaqet në rininë e saj. Familja mbretërore mund të shihet duke pushuar në bordin e një luftanije në 1947, anija që i çoi edhe në Afrika e Jugut për turneun e tyre në atë kohë.

Përmes këtyre pamjeve BBC pritet t’i tregojë botës jetën e saj që nga koha kur ishte një foshnje deri në kurorëzimin e saj në vitin 1953 si mbretëreshë. Mësohet se mbretëresha Elizabeth e ka lejuar vetë median të ketë akses në këto pamje filmike duke treguar disa detaje të jetës së saj private të një gruaje që ka jetuar kaq shumë nga 96 vitet e saj në sytë e publikut.

Klan News