Gjykatësja Aileen Cannon në Florida pushoi të hënën çështjen gjyqësore me akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Në vendimin e marrë theksohet se prokurori i çështjes ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë.
Kjo është një arritje e rëndësishme ligjore për ish-presidentin Trump, që vjen pasi më 1 korrik Gjykata e Lartë vendosi se ish-presidenti gëzon imunitet nga hetimet për shumë nga veprimet e ndërmarra gjatë kohës që ishte në detyrë.
Tv Klan