Balluku: Asnjë drejtori nuk do të kërkojë vërtetime që lëshohen nga shteti

Dokumentet shtetërore që lëshohen në formë lejesh, licencash apo vërtetimesh gjatë vitit të ardhshëm do të merren online nga kompjuteri, pa patur nevojë për tu paraqitur në sportel.

Askush nga administrate shtetërore nuk do të ketë të drejtë që të kërkojë verifikime apo vërtetime për dokumente që lëshohen nga shteti, siç mund të jenë certifikatat apo dëshmitë e penalitetit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se procesi i dixhitalizimit do të përfshijë 30 lloje dokumentesh që lëshon ministria që ajo drejton, ndërsa kjo reformë do të përfshijë dhe drejtoritë e tjera bashkë me ndërmarrjet publike.

Drejtoria e Transportit Rrugor do të ofrojë 50 shërbime online, përjashtim do të kenë rastet kur kërkohet fotografia ose prania fizike e mjetit.

Procesi i parë i dixhitalizimit do të nisë në janar, duke përfshirë edhe dokumentet që lëshojnë tatimet dhe doganat, ndërsa faza e dytë fillon në qershor duke finalizuar procesin e dixhitalizimit të administratës brenda vitit 2020.

Tv Klan