Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Sipas Klan News, drejtuesit e qarqeve kanë debatuar me Gazment Bardhin, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ka hartuar dhe analizën për zgjedhjen e 25 Prillit.

Sipas Bardhit metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai. “Është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza“, mësohet të ketë thënë numri 2 i PD.

Ndërkohë Edi Paloka, që ishte drejtuesi politik i qarkut Durrës në 25 Prill ka deklaruar se dokumenti i analizës së zgjedhjeve nuk është realist.

Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyrë si është hartuar“, mësohet të ketë thënë ai.

Analiza është kundërshtuar dhe nga Edmond Spaho, që drejtoi Korçën në zgjedhje.

Aty në raport zoti Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive. Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate“, ka thënë Spaho. /tvklan.al