Gjykata Supreme e Kroacisë ka lejuar ekstradimin e Ismail Morinës (Ballistit), në Serbi.

Ai kërkohej nga Serbia për shkak se lëshoi një dron, që sipas drejtësisë serbe ka shkaktuar trazira në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë më Tetor 2014.

Por vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Drejtësisë, shkruan tanjug.rs.

Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuara se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht

”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme të publikuar sot./Klan Kosova

Vendimi i plotë