Teksa ka folur për marrëdhënien e konkurrenteve të spektaklit Love Story në TV Klan me Saimirin, opinionisti Robert Aliaj ka përmendur edhe binjaket që nuk janë më pjesë e garës.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Roberti është shprehur se nuk do të donte që Silvana dhe Albana të kishin ikur.

Më tej ai ka thënë se Saimiri mund të përfundonte me Enxhëllin, por siç dihet, ajo u veteliminua në natën e 10-të të këtij dating show.

Cila vajzë mendon se është e preferuara e publikut? Meri dhe Enxhëll?

Nuk e di, ato janë më afër modelit femëror që kanë shqiptarët, femra të urta, femra që nuk duan të japin bindjen që kanë opinion. Nuk dua që t’i gjykoj sepse ndoshta do keqkuptohen, nuk dua të futem në këtë dimension.

Cila nga vajzat do të dhimbsej po të ikte?

Nuk e di, unë nuk doja të iknin binjaket. Ato tregonin që kishin personalitet dhe kishin opinion, mendim për gjërat. Treguan dimensione qytetarie që të tjerat i kanë shumë më pak.

Me kë mendon se do të përfundojë Saimiri?

Me Enxhëllin. Edhe Saimiri djal i mirë shumë./tvklan.al