Autoritetet në SHBA po kërkojnë një studente të Universitetit të Iowa-s, e cila është raportuar e zhdukur të mërkurën pasi kishte dalë për një vrap në mbrëmje.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Poweshiek tha në një njoftim për shtyp se Mollie Tibbetts ishte parë për herë të fundit në qytetin e Brooklyn, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Iowa City.

 “Ne shpresojmë se ajo është diku me ndonjë shoqe ose shok dhe se do të shfaqet të hënën ose të martën dhe çdo gjë do t’i kthehet normalitetit”

, tha një përfaqësues i policisë.

Familjarët e vajzës së zhdukur thanë se ajo kishte qenë në shtëpi duke u kujdesur për qenin dhe më pas kishte dalë për të bërë vrap. Ata kuptuan se diçka nuk shkonte kur ditën tjetër ajo nuk u shfaq në punë.

/tvklan.al