Dy javë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Carl Dean, Dolly Parton qëndroi para audiencës së Dollywood, jo si një yll i muzikës Country, por si një grua që s’ka shumë kohë që i ka dhënë lamtumirën partnerit të saj .

“Po ia dal më mirë nga sa prisja”, tha ajo, duke përshkruar vështirësinë e humbjes së bashkëshortit.

“Ka një boshllëk në zemrën time, por do ta mbush me gjëra të bukura dhe ai do të jetë gjithmonë me mua”, ka vijuar më tek këngëtarja.

Parton zbuloi se Dean kishte vuajtur për një kohë të gjatë, pa dhënë detaje rreth problemeve shëndetësore me të cilat po përballej bashkëshorti i ndjerë.

Çifti u njohën në vitin 1964 jashtë një lavanderie në Nashville, ditën që ikona e muzikës u zhvendos në Tennesee. Ata u bënë të pandarë dhe dy vite më vonë shkuan në Georgia ku u celebruan.

Çifti nuk kishte fëmijë. Ata preferuan që marrëdhënia e tyre të qëndronte jashtë vëmendjes së publikut dhe rrallë shiheshin bashkë.

Megjithatë, në intervistat e saj Dolly ka folur shpesh për raportin e tyre. Madje ajo ka rrëfyer se frymëzimin e këngës “Jolene” e mori prej tij sepse një bankiere flirtonte me të.

Klan News