Shkaku i vdekjes së Dolores O’Riordan është një mbidozë medikamentesh kundër dhimbjes.

Mediat irlandeze njoftojnë se pranë trupit të vokalistes së “The Cranberries” u gjetën disa kapsula Fentanil, një medikament i fortë kundër dhimbjes, i përdorur në masë nga përdoruesit e drogave.

Ndonëse raporti zyrtar i autopsisë së këngëtares irlandeze nuk është publikuar ende, pista kryesore e hetuesve është ajo e vdekjes për shkak të mbidozës. Bëhet fjalë për të njëjtin medikament që i ka marrë jetën edhe yjeve të tjerë muzikës, si Prince apo kantautori Tom Petty.

Dolores O’Riordan ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, më datë 15 janar në Londër. Nën udhëheqjen e O’Riordan, “The Cranberries” arritën majat e klasifikimeve botërore në fillim vitet 90-të.

Tv Klan