“Domate Fest” ishte kryeqendra e vëmendjes këtë fundjavë në fshatin Shëngjergj të Tiranës, i cili dallohet për prodhimin e domates bio.

Kjo festë kishte synimin e  promovimit të prodhimeve të fshatit si dhe turizmin e zonës. Intersant ishte dhe panairi me produktet e zonës, ku banorët prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës.

https://youtu.be/pgfSUMqXPyk

Përmes xhirimeve të emisionit “Rudina”, u vu re se ishin të shumtë qytetarët të cilët kishin zgjedhur të kalonin një ditë ndryshe në Shëngjergj nga ku bënë thirrje për promovimin e kësaj zone.

Në këtë panair ishin të shumtë edhe turistët e huaj të cilët vizituan Shëngjergjin si një ndër 100 fshatrat turistikë të cilët janë pjesë e projektit të qeverisë.

Përveçse një vend i gjelbëruar e me natyrë të pasur, Shëngjergji konsiderohet pa frikë si baçja e Tiranës dhe si e tillë bën domatet më të mira në vend. Ndaj edhe emri i kësaj feste është “Domate Fest”.

/tvklan.al