Domethënia e veçantë e tatuazhit që moderatorja ka në qafë

Domethënia e veçantë e tatuazhit që moderatorja ka në qafë

13:47 25/09/2019

Moderatorja e njohur, Hygerta Sako ka ndarë me publikun detaje vërtet interesante nga jeta e saj profesionale por edhe private.  E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e drejtueses së emisionit, Rudina Magjistari  ishte tatuazhi  i saj në qafë. 

E pyetur se sa kohë kishte që e kishte bërë një tatuazh të tillë dhe çfarë domethënie kishte, Hygerta është shprehur se prej një viti ajo e ka këtë tatuazh, i cili ka një domethënie tejet të veçantë.

“Është syri që mbahet tek Kleopatra, tek kurora, është syri i Perëndisë”, tha Sako ndërkohë që shtoi se ka bërë në një vend të tillë në mënyrë që të shohë edhe mbrapa.

E ngacmuar më tej nga prezantuesja nëse ky tatuazh lidhej me shqetësimin e saj për njerëzit që flasin mbrapa krahëve, Hygerta u shpreh se nuk ishte kjo arsyeja, por fakti që ajo është e dhënë pas historisë së Egjiptit dhe personazhit Kleopatra.

Por ky nuk ishte tatuazhi i vetëm pasi ajo ka edhe disa të tjerë dhe secili prej tyre me një domethënie për të. Një prej tyre në kavilje, emrin e vajzës ndërsa në kaviljen tjetër ka një vajzë që sheh hënën pasi moderatorja shprehet se është edhe vetë ëndërrimtare.

“Në përgjithësi i bëj në momentet kur dua të bëj diçka apo shoh diçka në një moment të rëndësishëm në jetë. Kështu kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk i kam mbyllur”, shtoi më tej Sako./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori