Mund me përmbysje në finale Alexander Zverev

Dominic Thiem triumfoi në finalen e US Open ku mundi Alexander Zverev. Tenisti austriak kaloi atë gjerman, duke përmbysur rezultatin, pasi i kishte humbur 2 setet e parë.

Në sfidë që zgjati 4 orë e 5 minuta. 5 sete për të vendosur fituesin e këtij turneu grand slam. Dominic Thiem edhe pse kishte mbërritur më parë në finalen e Australian Open apo Roland Garros, nuk kishte marrë trofeun.

Alexander Zverev ishte në finalen e parë në karrierë në një grand slam. US Open humbi shumë herët një pretendent për titullin. Novak Djokovic u skualifikua që në fazën e 1 të 8, pasi goditi me top një gjyqtare. Në kategorinë e femrave fituese u shpall japonezja Naomi Osaka.

Tv Klan