Një dominim anglez në gjysmëfinalet e turneve europianë për klube. Arsenal e Chelsea siguruan kualifikimin në Europa League duke e çuar në 4 numrin e skuadrave, pasi Liverpool e Tottenham janë në garë për Champions League.

Një situatë që përsëritet për herë të parë pas 35 vitesh. Në sezonin 1983 – 1984 si Kupa e Kampionëve dhe Kupa UEFA u fituan nga anglezë, respektivisht Liverpool dhe Tottenham. Një shans për të klubet nga Premier League që të kthehen zotërues në Europë. Në Champions League, Tottenham do të luajë me Ajax, ndërsa Liverpool ka një mision të vështirë me Barcelonën.

Europa League duket se do të jetë më e vështirë për Arsenal që do të ketë përballë një ekip me përvojë si Valencia. Chelsea është në garë me Frankfurt për finalen. Trofeu i Europa League vlen shumë, pasi të siguron një vend në grupet e Champions.

Tv Klan