Dyshja e PSG kryeson renditjen nder pesë kampionatet kryesore të Evropës për pasime të dhëna në zonë

Sezoni i ri ka nisur mjaft mirë për Lionel Mesin dhe Neymarin, që janë të dalluar për asistet, golat, por edhe për pasimet në zonën kundërshtare. Ylli argjentinas  mban vendin e parë ndër lojtarët që aktivizohen në pesë kampionatet kryesore të Europës për pasime në zonë të dhëna, me 17 të tilla.

Në vend të dytë është ylli brazilian, që ka 1 pasim më pak në zonë kundërshtare.

Japonezi Junya Ito që luan për Reims në Ligë 1 mban vendin e tretë me 10 pasime përpara, e pas tij vijnë futbollisti i Barçës Pedro Goncalvez dhe ai i Bayern-it Joshua Kimich, me nga nëntë të tillë.

Por dyshja e PSG-së, Mesi-Nejmar ka qenë e jashtëzakonshme në këtë sezon, ndërsa ka bërë diferencën edhe për asiste të dhëna.

Së bashku në total kanë 14 asiste, secili nga shtatë, duke kontribuuar që PSG të mbajë vendin e parë në renditje.

Ylli argjetinas është lojtari me më shumë asiste në historinë e futbollit. Kapiteni i “Albiçelestëve” ka dhënë 372 asiste për klube dhe kombëtaren, duke vendosur rekord.

Në sezonin e shkuar, edhe pse ishte larg impaktit të tij të zakonshëm në fushë, ai dha 15 asiste në 26 takime të luajtura.

 Ndërsa Neymar, numrin më të madh të asisteve në një vit futbollsitik e ka arritur në sezonin 2017/2018, ku ai në 20 takime dha 13 asiste te PSG.

Klan News