Ai është një prej emrave të suksesshëm të skenës së muzikës rep shqiptare. Ka pasur disa bashkëpunime të suksesshme me disa prej artistëve të njohur shqiptarë si Enca Haxhia, Tayna, 2Ton dhe së fundmi ai vjen me një tjetër bashkëpunim të suksesshëm me këngëtaren Ronela Hajati. Bëhet fjalë për Marin Sterkajn, i njohur me emrin e artit si Don Phenom.

Prej 1 viti e gjysmë ai ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri, pasi që nga mosha 14-vjeçare ai ka jetuar në SHBA.

Më datë 1 Qershor ai dhe Ronela Hajati publikuan në të njëjtën kohë bashkëpunimet “Çohu” dhe “Dilema”. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Don Phenom tha se të dy kishin dëshirë të bënin diçka ndryshe, ndaj edhe zgjodhën të publikojnë dy këngë në të njëjtën sekondë.

“Ne kemi punuar shumë bashkë me Ronelën, regjistruam 4 demo, por zgjodhën dy më të mirat. Kishim dëshirë të bënim diçka ndryshe nga gjithë të tjerët. Artistët zakonisht laçojnë një këngë dhe presin disa muaj për të lançuar tjetrën. Ndërsa ne kemi lançuar dy këngë në të njëjtin sekondë, njërën në kanalin tim në Youtube dhe një në kanalin e Ronelës. Këngët kanë ecur mirë deri tani. Tekstet i kemi shkruar vetë, unë pjesën time dhe Ronela të vetën”, tha Don Phenom./tvklan.al