Donacionet, Meta: Mirënjohje të thellë për vendet pjesëmarrëse dhe kontribuuese

Donacionet, Meta: Mirënjohje të thellë për vendet pjesëmarrëse dhe kontribuuese

18:10 17/02/2020

Basha: Mirënjohje për çdo vend, fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë

Presidenti Ilir Meta shprehu mirënjohjen e tij për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar këtë të hënë në Bruksel, ku u arrit të mblidhet shuma prej 1.15 miliardë eurosh.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”, shkruajti Meta në një postim në rrjetet sociale.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend dhe organizatë ka shprehur edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur  keqpërdorimin dhe abuzimin me to“, shkruajti Basha./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi