Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe vizituan sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale (QBO) të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të Forcave të Armatosura dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.

Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash. Gjata natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u inspektua nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

/tvklan.al