Këmbëngulja e Presidentit, Donald Trump për financimin e murit me Meksikën, duket se po i jep frytet e saj. Demokratët dhe republikanët në Dhomën e Ulët të Kongresit Amerikan arritën një marrëveshje në parim, për të financuar sigurinë kufitare.

Megjithatë një marrëveshje përfundimtare për financimin e murit, vonon sërish. Përfaqësuesit e Dhomës së Ulët miratuan një fond prej 1.4 miliardë dollarësh, ende larg 5.7 miliardëve që kërkon Presidenti Trump për të përmbushur një premtimin kryesor të fushatës së tij elektorale.

Qëllimi kryesor i palëve është të shmangin një tjetër mbyllje të qeverisë federale, që do të çonte sërish në paralizë shërbimet kryesore dhe do të linte pa pagë rreth 800 mijë punonjës.

Mbyllja prej 35 ditësh e qeverisë federale, më e gjata në histori, i kushtoi ekonomisë amerikane rreth 11 miliardë dollarë, thuajse dyfishin e shumës që i nevojitet Trump-it për murin në kufirin me Meksikën.

Tv Klan