Presidenti Donald Trump ka frymëzuar miliarderin australian Clive Palmer për të krijuar një parti të vetën politike.

Në një konference për shtyp ai ka prezantuar partinë e tij të re dhe ashtu si Presidenti amerikan, edhe Palmer ka një qasje të ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm.

“Emigracioni shkatërron infrastrukturën, rrugët, shkollat ​​dhe spitalet tona dhe shkatërron komunitetet. Australia duhet të jetë për australianët që jetojnë këtu. Partia jonë do t’i vendosë Australianët të parët dhe do ta bëjë Australinë të madhe përsëri”.

Palmer thotë se partia e tij politike njeh vetëm dy gjini ashtu si edhe Trump, ndërsa ka theksuar se njësoj si kreu i Shtëpisë së Bardhë do të reduktojë shpenzimet publike nëse vjen në pushtet.

Personi i 18-të më i pasur i Australisë me një vlerë neto prej 2.1 miliardë Dollarësh sipas Forbes, ka drejtuar më herët një parti tjetër politike.

Klan News